Rasti i 27 prillit, dita e fundit e seancës publike rreth aktgjykimeve - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

29/05/2020 12:18

Rasti i 27 prillit, dita e fundit e seancës publike rreth aktgjykimeve

Ballina

Gazeta Express

29/05/2020 12:18

Me dëshmi të disa prej të akuzuarve dhe me fjalimin e prokurorisë para Këshillit penal të Gjykatës së Apelit Shkup, sot duhet të përfundojë seanca publike rreth ankesave për aktgjykimet për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017.

I akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha, dje deklaroi para këshillit gjyqësor se ka marrë kërcënime nga shoqëruesit e bashkëshortes dhe gruas së Mitko Çavkovit (ish-drejtor i Byrosë për siguri publike), derisa është dërguar në gjykatë. Ninxha tha se ka marrë kërcënime edhe nga Çavkovi ditën e shqiptimit të aktvendimeve, transmeton MIA.

Avokati i Çavkovit, Sashko Dukovski, lidhur me këtë çështje, tha se nuk ka pasur kurfarë kërcënimesh sepse në seancë dje nuk ka qenë askush nga familjarët e Çavkovit.

“Ai është një skenar i njejtë, për të cilin disa morën tetë vite burg, ndërsa të gjithë të tjerët 15 vite. Bashkëpunim me prokurorinë. As kërcënim, asgjë. Kush kujt do t’i kërcënohet. Përse janë komandantët këtu për të intervenuar. Kush e ka mizën nën kapelë, tregon. Nuk bëhet fjalë për kurfarë kërcënimi”, deklaroi Dukovski për pohimin e Aleksandar Vasilevskit – Ninxhës.

Ndërkohë, Gjykata Penale-Shkup vendosi që seanca e radhës për këtë rast të mbahet më 2 qershor në ora 10:00, transmeton Portalb.

“Gjykimi për rastin e lidhur me organizmin e ngjarjeve të 27-të prillit në Parlamentin e RMV-së, informojmë se me kërkesë të palës mbrojtjes e cila njëkohësisht është e thirrur në seancën publike në Gjykatën e Apelit-Shkup, debate në Gjykatën Penale do të anulohet. Gjykim do të vazhdon  më 2 qershor në ora 10:00.”, njoftoi Gjykata Penale-Shkup.