Rastet e reja në Kavajë dhe Elbasan, nga punonjësit e Bashkisë tek i burgosuri që u infektua kur doli me leje - Gazeta Express
string(108) "rastet-e-reja-ne-kavaje-dhe-elbasan-nga-punonjesit-e-bashkise-tek-i-burgosuri-qe-u-infektua-kur-doli-me-leje"

Rastet e reja në Kavajë dhe Elbasan, nga punonjësit e Bashkisë tek i burgosuri që u infektua kur doli me leje

Gazeta Express

04/07/2020 11:02

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në Kavajë kanë rezultuar pozitive gjashtë raste të reja në 24 orët e fundit.

Korespondenti i Panorama bën me dije se ata janë punonjës në administratën e bashkisë së qytetit.

Lexo Edhe:

Mësohet se pesë prej tyre janë vetëkarantinuar në shtëpi.

Ndërsa njëri prej tyre ka pasur shenja më të rënda që kërkonin trajtim të specializuar dhe është shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ndërsa në Elbasan sot janë regjistruar katër raste të reja.

Korespondentja e Panorama bën me dije se njëri prej tyre është një i burgosur që kishte përfituar leje për disa ditë.

Ai ka rezultuar pozitivë dhe nuk dihet se ku është infektuar.

Tri dite para se të rikthehej në burg pasi i perfundonte leja, ai ka shfaqur simptoma të virusit.

Mësohet se ai ka pasur kontakte sepse ka takuar të afërm e miq që i kanë shkuar për vizitë me rastin e daljes për pak ditë nga burgu. Frika është se ai mund të ketë infektuar edhe të tjerë.