Rastet e konfirmuara me coronavirus: Të dhëna që tregojnë se përveç Kinës, nuk shpëtoi as Evropa - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

28/01/2020 7:16

Rastet e konfirmuara me coronavirus: Të dhëna që tregojnë se përveç Kinës, nuk shpëtoi as Evropa

Ballina

Gazeta Express

28/01/2020 7:16

Një lloj i ri i virusit po përhapet në mbarë botën dhe supozohet se ka origjinën në një treg ushqimesh deti në qytetin qendror kinez, Wuhan.

Në Kinë, më shumë se 80 njerëz kanë vdekur me 2.800 raste të regjistruara ndërsa vendi përshpejton reagimin ndaj krizës duke kufizuar lëvizjen dhe duke mbyllur vendet turistike.

Rastet janë konfirmuar gjithashtu në Evropë, Amerikën e Veriut dhe në disa vende të Azisë, duke shkaktuar frikën e një pandemie globale gjatë Vitit të Ri Lunar, sezonit kulminant të Kinës.

Nëse duhet të shqetësohemi ose jo, apo cili është rreziku real, kjo ende nuk është thënë qartë – por të dhënat më poshtë tregojnë se shpërndarja e virusit është bërë gjithandej nëpër botë, përcjell Telegrafi.

Australia

Australia ka konfirmuar pesë raste të virusit. Më i fundit ishte një grua 21-vjeçare që ishte në fluturimin e fundit nga Wuhan drejt Sidneit përpara se Kina të vendosë një ndalim udhëtimi.

Një rast tjetër është zbuluar në një burrë që mbërriti në Melburn nga Kina një javë më parë.

Edhe tre burra në Sidnej që kishin ardhur kohët e fundit nga Kina ishin testuar pozitiv për sëmundjen dhe janë në izolim në spitalet lokale.

Kamboxhia

Kamboxhia konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në vend më 27 janar.

Ministria e Shëndetësisë tha se pacienti ishte një kinez në qytetin bregdetar të Sihanoukville.

Kanadaja

Një burrë dhe grua që arritën në Toronto pasi vizituan Wuhan në 22 janar u konfirmuan me coronavirusin.

Çifti kishin veshur maska në fluturimin e tyre nga Guangzhou dhe kishin marrë transportin e tyre në shtëpi nga aeroporti.

Nëntëdhjetë raste të dyshuara që janë duke u hetuar nga zyrtarët shëndetësorë janë nga Toronto.

Kina

Që nga 27 janari, 2,744 njerëz ishin konfirmuar të infektuar në të gjithë Kinën, shumica e tyre brenda dhe rreth Wuhan.

Më shumë se 80 njerëz kanë vdekur, pothuajse të gjithë në provincën Hubei, por zyrtarët kanë konfirmuar katër vdekje diku tjetër, përfshirë një në Pekin dhe një në Shanghai.

Qyteti i Macau, një qendër e lojërave të fatit jashtëzakonisht e popullarizuar me turistë, ka konfirmuar pesë raste.

Në Hong Kong, gjashtë persona dihet se janë të prekur, me më shumë se 380 raste të dyshuara të raportuara.

Kryeshefi Ekzekutiv Carrie Lam më vonë e shpalli shpërthimin një “emergjencë” – niveli më i lartë i paralajmërimit të qytetit – dhe tha se të gjitha festimet zyrtare të Vitit të Ri Lunar do të anulohen.

Franca

Ekzistojnë tre raste të njohura të coronavirusit në Francë, vendi i parë i prekur evropian.

Një burrë 48-vjeçar ndodhet në spital në Bordeaux. Ai kohët e fundit kishte udhëtuar në Wuhan dhe ishte kthyer në Francë përmes Holandës.

Dy të tjerë janë shtruar në spital në Paris, njëri prej të cilëve është i afërm i një prej pacientëve të tjerë të infektuar në Francë.

Të tre kishin udhëtuar së fundmi në Kinë dhe tani ishin vendosur në izolim.

Ministri i shëndetësisë në Francë ka thënë se ka të ngjarë që të ketë më shumë raste dhe se autoritetet po vëzhgojnë të gjithë njerëzit me të cilët pacientët kanë rënë në kontakt pas mbërritjes në Francë.

Japonia

Më 26 janar, transmetuesi publik japonez NHK, duke përmendur ministrinë e shëndetësisë, tha se një rast i katërt ishte konfirmuar në një banor të Wuhan në të 40-tat e tij, i cili ishte duke vizituar Japoninë për pushime.

Autoritetet shëndetësore të Japonisë konfirmuan një rast të tretë më 25 janar. Ministria e shëndetësisë e vendit tha se një grua në të 30-at e saj që jeton në Wuhan kishte kontraktuar me virusin.

Rasti i parë i vendit u raportua nga ministria e shëndetësisë javën e kaluar: një njeri që kishte vizituar Wuhan dhe ishte shtruar në spital në 10 janar, katër ditë pas kthimit të tij në Japoni.

Mediat lokale thanë se pacienti i dytë ishte një burrë në të 40-at, i cili ishte me origjinë nga Wuhan dhe ishte në një udhëtim në Japoni.

Malajzia

Malajzia konfirmoi katër raste në 25 Janar. Të gjithë ishin shtetas kinezë me pushime nga Wuhan që mbërritën në vend nga Singapori dy ditë më parë.

I konfirmuari i fundit ishte një burrë 40 vjeç, i cili po kurohej në spital, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu:

Spitali po merr formë, pamje që tregojnë se si në Wuhan ku shpërtheu coronavirusi po ndërtohet me shpejtësi të madhe objekti gjigant

Spitali po merr formë, pamje që tregojnë se si në Wuhan ku shpërtheu coronavirusi po ndërtohet me shpejtësi të madhe objekti gjigant

Një grua 66-vjeçare dhe dy djem, të moshës dy dhe 11 vjeç, ishin në një gjendje të qëndrueshme dhe po mbaheshin në një repart izolimi në një spital publik, tha ministri i shëndetësisë në Malajzi.

Ata janë të gjithë të afërm të një njeriu që u zbulua se ishte infektuar në Singapor.

Nepali

Nepali tha se një 32-vjeçar i ardhur nga Wuhan ishte testuar pozitiv për sëmundjen vdekjeprurëse.

Pacienti, i cili fillimisht ishte në karantinë, u shërua dhe u lirua. Qeveria tha se mbikëqyrja është rritur në aeroport “dhe pacientët e dyshimtë që hyjnë në Nepal po monitorohen”.

Singapori

Singapori ka njoftuar katër raste, të gjithë janë individë që kanë mbërritur nga Wuhan gjatë javës së fundit.

Singapori ka njoftuar katër raste, të gjithë janë individë që kanë mbërritur nga Wuhan gjatë javës së fundit.

Koreja e Jugut

Koreja e Jugut konfirmoi rastin e saj të katërt të virusit më 27 janar.

Qendrat e Koresë së Jugut për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC) thanë se një 55-vjeçar nga Koreja e Jugut ishte kthyer nga Wuhan në 20 janar dhe ishte testuar pozitivisht për virusin.

Ky institucion tha një ditë më parë se një 54-vjeçar, banor i Koresë së Jugut, Wuhan që mbërriti në shtëpi në 20 janar doli pozitiv për virusin.

Koreja e Jugut raportoi rastin e parë në 20 janar: një grua 35-vjeçare që fluturoi nga Wuhan.

Një burrë i Koresë së Jugut në vitet 50 të tij që u kthye nga Wuhan u konfirmua si rasti i dytë në 24 janar.

Shri Lanka

Shri Lanka konfirmoi rastin e parë të coronavirusit në vendin ishull të Azisë së Jugut më 27 janar.

Pacientja u identifikua si “një zonjë kineze” në të 40-tat e saj. Ajo u pranua në Spitalin e Sëmundjeve Infektive.

Tajvani

Tajvani ka zbuluar tre raste deri më tani. Që nga ajo kohë ka këshilluar që të mos ketë udhëte në provincën Wuhan dhe Hubei dhe më 24 janar tha se çdo ardhje nga Wuhan do të refuzohej nga institucionet.

Gjithashtu, të gjithë ardhjet nga pjesa tjetër e Kinës – përfshirë Hong Kongun dhe Macau – duhet të plotësojnë formularët e deklaratës shëndetësore pas mbërritjes.

Ky vend gjithashtu ka ndaluar eksportin e maskave të fytyrës për një muaj për të siguruar furnizime për vendin.

Tajlanda

Tajlanda ka zbuluar tetë raste deri më tani. Ministri i shëndetësisë Anutin Charnvirakul tha në 26 janar se tre nga personat e infektuar ishin duke u trajtuar, ndërsa pesë ishin shëruar dhe kishin shkuar në shtëpi, përcjell Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara

Më 26 janar, SHBA njoftoi një rast të katërt në një udhëtar që kthehej nga Wuhan. Pacienti po merrte vëmendjen mjekësore në Los Angeles.

Më parë atë ditë, një rast i tretë u raportua në Orange County, California. Pacienti është një udhëtar nga Wuhan dhe ishte në një gjendje të mirë në izolim në një spital lokal, tha Agjencia e Shëndetit.

Një grua në vitet 60 të saj që jetonte në Çikago u konfirmua në 24 janar se kishte virusin, ndërsa një burrë në të 30-at e tij që jetonte afër Seattle u bë rasti i parë i konfirmuar në SHBA më 21 Janar.

Të dy ishin trajtuar dhe po shërohen.

Vietnami

Vietnami më 23 janar konfirmoi dy raste të virusit: një burrë i infektuar nga Wuhan udhëtoi në qytetin Ho Chi Minh në fillim të këtij muaji dhe ia kaloi virusin djalit të tij.

Të dy ishin duke u trajtuar në spital dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë vietnamezë.

Rikujtojmë se përveç rasteve të konfirmuara, disa vende botërore, përfshirë edhe ato evropiane, kanë deklaruar disa raste, të cilat dyshohet se janë infektuar me coronavirus.