Rast i rrallë: Italiani rezulton pozitiv për COVID, HIV dhe linë e majmunëve pas një udhëtimi në Spanjë - Gazeta Express
string(101) "rast-i-rralle-italiani-rezulton-pozitiv-per-covid-hiv-dhe-line-e-majmuneve-pas-nje-udhetimi-ne-spanje"

Shneta

Gazeta Express

24/08/2022 19:12

Rast i rrallë: Italiani rezulton pozitiv për COVID, HIV dhe linë e majmunëve pas një udhëtimi në Spanjë

Shneta

Gazeta Express

24/08/2022 19:12

Një burrë 36-vjeçar, i cili u kthye në Itali pas një udhëtimi pesë-ditor në Spanjë dhe vuante nga ethet, dhimbjet e fytit, lodhja dhe dhimbje koke ndër të tjera, është testuar pozitiv për linë e majmunëve, COVID-19 dhe HIV në të njëjtën kohë.

Ai i zhvilloi të gjitha simptomat nëntë ditë pasi u kthye, shkruan CNBC.

Lexo Edhe:

Simptomat përfshinin një skuqje në krahun e tij të majtë pas testimit pozitiv për COVID-19, i ndjekur nga flluska që ju shfaqen ditëve në vijim.

Pasi shkoi në spital për trajtim, ai më tej rezultoi pozitiv për linë e majmunëve, COVID-19 dhe HIV në një sërë testesh.

Testi HIV i burrit tregoi se ai kishte një ngarkesë të lartë virale. Ai doli nga spitali pas rreth një jave dhe u shërua nga lija e majmunëve dhe koronavirusi.

Studiuesit nga Universiteti i Katanias thanë se rasti tregon se si simptomat e lisë së majmunëve dhe COVID-19 “mund të mbivendosen” dhe konfirmon se si “bashkëinfeksioni, mbledhja anamnestike dhe zakonet seksuale” janë të rëndësishme për diagnostikimin.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Ghebreyesus, më shumë se 35 mijë raste të lisë së majmunëve janë raportuar në 92 vende dhe territore që nga 17 gushti që kanë marrë 12 jetë.

Rastet janë përqendruar kryesisht në Evropë dhe Amerikë./KlanKosova