Rashiti: Kasta politike po dëshiron që grupi dhe ideologjia me udhëheq mbi rendin politik dhe institucional - Gazeta Express
string(106) "rashiti-kasta-politike-po-deshiron-qe-grupi-dhe-ideologjia-me-udheheq-mbi-rendin-politik-dhe-institucional"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 10:18

Rashiti: Kasta politike po dëshiron që grupi dhe ideologjia me udhëheq mbi rendin politik dhe institucional

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 10:18

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, e ka kritikuar ashpër kastën politike në Kosovës.

Duke mos përmendur me emër asnjë parti politike, ai ka bërë me dije se zvarritja e krijimit të institucioneve të reja është shumë më tepër se mungesë e vullnetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se kjo kastë politike me vetëdije të plotë po refuzon të krijojë një sistem politik e institucional për shoqërinë kosovare.

“Nuk eshte mungese vullneti, deshire, njohurie e shume cka tjeter…. Eshte shume me shume se kaq. Kasta plitike Kosovare me vetedije te plote po refuzon me ngulm me kriju sistem politik e institucional per shoqerine e Republiken e Kosoves. Kasta politike kosovare po deshiron qe grupi, klani, ideologjia apo individi me udheheq mbi rendin politik dhe institucional dhe po e lufton cdo segment shoqeror qe provon ta beje shoqerine Ksoovoare nje sistem politik. Ky eshte rreziku kryesor per Republiken!”, ka shkruar Rashiti.