string(98) "rashiti-i-ashper-me-kurtin-nese-vazhdohet-keshtu-pason-shkaterrimi-i-plote-ekonomik-dhe-diplomatik"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 9:52

Rashiti i ashpër me Kurtin: Nëse vazhdohet kështu, pason shkatërrimi i plotë ekonomik dhe diplomatik

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 9:52

Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka vazhduar kritikat ndaj kryetarin të VV-së, Albin Kurti, për zvarritjen e krijimit të institucioneve.

Duke i komentuar edhe qëndrimet e djeshme të ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës, ai ka thënë se kjo tregon se aleatët kanë probleme serioze me Qeverinë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse vazhdohet kështu do të këtë pasoja të mëdha për Republikën e Kosovës.

“Tashmë, edhe ambasadat e Francës dhe Gjermanisë, në mënyrë të nënkuptuar por të qartë, po e tregojnë se ka një problem serioz me qeverinë e fundit. Të them të drejtën, kurrë më parë nuk jam përfshirë drejtpërdrejt në politikën e Kosovës, por pas një viti analizash, përfundimi ishte i qartë: nëse vazhdohet kështu, pason shkatërrimi i plotë ekonomik dhe diplomatik. Por është tepër e vështirë t’u shpjegosh masave, sepse përballë narrativës së liderit të LVV-së zbatohet ajo që në diskursin kritik njihet si Ligji i Brandolinit. Ky ligj formulon një të vërtetë të hidhur të komunikimit modern: sasia e përpjekjes intelektuale, kohore dhe emocionale që kërkohet për të rrëzuar një marrëzi, një gënjeshtër apo një manipulim, është shumëfish më e madhe se ajo që nevojitet për ta prodhuar dhe përhapur atë”, ka shkruar Rashiti.