Rashiti: Ekonomia e Kosovës ka hyrë në fazën e vetë-shkatërrimit - Gazeta Express
string(63) "rashiti-ekonomia-e-kosoves-ka-hyre-ne-fazen-e-vete-shkaterrimit"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 9:13

Rashiti: Ekonomia e Kosovës ka hyrë në fazën e vetë-shkatërrimit

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 9:13

Deputeti i kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka alarmuar se ekonomia e Kosovës ka hyrë në fazën e vetë-shkatërrimit.

Ai thotë nuk ka rëndësi kush do të jetë në qeveri në katër vitet e ardhshme, por sipas tij me këtë trend, do të jenë vitet më shkatërruese që ka përjetuar vendi.

Sipas tij nuk ekziston asnjë perspektivë reale afatmesme që qytetarët të ndjejnë një përmirësim ekonomik gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

“Asnjë forcë politike nuk posedon në arsenalin e saj një strategji të qëndrueshme ekonomike dhe juridike që do të mund ta rikthente vendin në një kurs zhvillimor e stabil”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Ekonomia e Kosovës ka hyrë në fazën e vetë-shkatërrimit!

Nuk ka rëndësi kush do të jetë në qeveri – katër vitet e ardhshme, me këtë trend, do të jenë vitet më shkatërruese që ka përjetuar vendi.

Nuk ekziston asnjë perspektivë reale afatmesme që qytetarët të ndjejnë një përmirësim ekonomik gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Asnjë forcë politike nuk posedon në arsenalin e saj një strategji të qëndrueshme ekonomike dhe juridike që do të mund ta rikthente vendin në një kurs zhvillimor e stabil.

Republika e Kosovës, prej shpalljes së pavarësisë më 2008 e deri më 2020, ka shënuar një progres të vazhdueshëm.

Mirëpo, me këtë drejtim aktual, deri më 2030 vendi rrezikon të shndërrohet në një ekonomi vampir – një sistem që thith energjinë dhe pasurinë e qytetarëve pa krijuar asgjë të re – duke gjeneruar si pasojë rritje dramatike të tensioneve të brendshme shoqërore e politike.

Kosova po hyn në një periudhë sprove të rëndë historike:

Ose do të arrijë të dalë e forcuar dhe më e pjekur si shoqëri,

Ose do të shpërbëhet deri në atomizim të plotë, duke humbur çdo potencial për stabilitet e zhvillim.

Ka ardhë koha me e ditë sa e pjekur është shoqëria e Kosovës.

Kjo nënkupton: a do të bjerë në kurthin e demagogjisë, apo dalëngadalë faktet dhe kuptimi i problemeve do të pranohen?

A duhen figura e personalitete që flasin bukur, apo njerëz që me të vërtetë e bëjnë punën?

Kjo është në duart tuaja. Por një gjë është e sigurt: për ditë më të mira, sakrificat do të jenë të mëdha – dhe çmimi do të duhet të paguhet.