Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht - Gazeta Express
string(108) "rashit-qalaj-flet-per-27-vjecarin-qe-humbi-jeten-pas-nderhyrjes-policore-ne-lipjan-e-kam-njohur-personalisht"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 17:10

Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 17:10

Në një intervistë për emisionin “Kosova Live”, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka ndarë qëndrimin e tij mbi rastin e ndërhyrjes policore që rezultoi me vdekjen e një të riu 27-vjeçar në Lipjan, duke e cilësuar çështjen si mjaft komplekse dhe me shumë pikëpyetje për mënyrën e reagimit të forcave të rendit.

“Çështja e intervenimit është mjaft e komplikuar, sepse ajo që ndodh në terren shpesh dallon nga ajo që ne e perceptojmë nga jashtë,” – tha Qalaj.

Ai tregoi se kishte njohur personalisht të ndjerin dhe vlerësoi se ai ishte fizikisht mjaft i fuqishëm, gjë që sipas tij, shihet edhe nga pamjet që kanë qarkulluar në media.

Intervista e plotë: