Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala tha se Nenad Rashiq nuk mund të kandidojë për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tij, ky post i takon Listës Serbe
Shala në emisionin Frontal në T7 tha se Rregullorja e Kuvendit për zgjedhjen e nënkryetarit serb e parasheh që propozimin me shkrim duhet ta japin shumica e deputetëve të komunitetit pakicë, siç janë serbët, dhe jo Rashiq.
“Rregullorja e cila është miratuar nga ana e parlamentit të Kosovës edhe në kohën e kësaj qeverie e ka përcaktu qartë kur thotë: Propozimin me shkrim duhet ta jepin shumica e deputetëve të komuniteti pakicë, sic janë serbët. Nuk mundet Rashiqi mu kandidu, për shkak se është një. Shumica e komunitetit serb që janë deputetë në parlamentin e Kosovës janë të Listës Serbe. Nëse nuk propozon, dmth edhe ata e shkelin Kushtetutën, ata mbajnë përgjegjësinë juridike dhe politike. Kur të votohet atëherë marrim përgjegjësinë ne”, tha Shala.