Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se sipas informacioneve që ka nuk pritet as sot që të ketë ndonjë zgjidhje të bllokadës politike, shkruan Express.
Ai ka thënë se s’pritet asgjë spektakolare dhe thotë se pret që Gjykata Kushtetuese të tregojë se çka e si duhet të veprohet tutje, nëse aprovohet masa pezulluese e afatit 30 ditor.
“Pritjet janë si deri më tani. Sa e di unë, s’presim asgjë spektaktulare, apo që të zgjidhet problemi”, ka thënë ai.
Megjithatë Rashiq ka thënë se shpreson që të ketë një zgjidhje deri në fund të javës./Express/