string(54) "rashiq-me-vjen-turp-qe-vuciq-eshte-president-i-serbise"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2023 12:49

Rashiq: Më vjen turp që Vuçiq është president i Serbisë

Lajme

Gazeta Express

29/09/2023 12:49

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se i vjen turp që Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë, shkruan gazeta Express.

Në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga”, Rashiq deklaroi se një pjesë e popullit serb janë turpëruar për shkak të tij.

“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Nenad Rashiq, ministri i vetëm serb në Qeverinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e Rashiqit erdhi pas sulmit të 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga një grup terrorist serbë. /Express/