Rashiq flet për takimin me diplomatin amerikan ku ishte me Kurtin dhe deklaratat e Trump: Nuk di, duhet të pyetet ai - Gazeta Express
string(114) "rashiq-flet-per-takimin-me-diplomatin-amerikan-ku-ishte-me-kurtin-dhe-deklaratat-e-trump-nuk-di-duhet-te-pyetet-ai"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 13:18

Rashiq flet për takimin me diplomatin amerikan ku ishte me Kurtin dhe deklaratat e Trump: Nuk di, duhet të pyetet ai

Lajme

Gazeta Express

13/07/2025 13:18

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se nuk ka pasur informacione për ndonjë kërcënim apo sulm të mundshëm nga Serbia, siç është përmendur në deklaratat e ish-presidentit amerikan Donald Trump, raporton Ekonomia Online.

“Deklarata e Trump nuk është diskutuar, kemi diskutuar sa i përket fuqizimin e marrëdhënieve, stabilitetit gjithëpërfshirës në rajon, bashkëpunim më të thellë. Besoj që me këtë nivel të administratës së Trump do të kemi një bashkëpunim edhe më të thellë. Nuk i kam pasur ato informata të cilat Trump po thekson se i ka pas”, tha Rashiq.