Deputeti i zgjedhur, Nenad Rashiq, tha se beson se sërish do të propozohet ministër për Komunitete dhe Kthim sikurse ishte propozuar në dy tentativat e shkuara të Vetëvendosjes për të bërë qeverinë para zgjedhjeve të parakohshme.
“Ende s’e kemi dëgjuar ekspozenë e kryeministrit dhe besoj që do të mbetet propozimi i njëjtë”.
I pyetur nëse do të votojë për nënkryetarin serb të Kuvendit të propozuarin e Listës Srpska, Rashiq tha se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Edhe vetë jam institucionalist, Gjykata Kushtetuese duhet të respektohet dhe gjithë e bëj një gjë të tillë”./Express/