Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Muhamet Dragusha, Leutrim Ajeti dhe Andin Rashica.
Andin Rashica, tifoz i Anglisë, bëri me dije se pse ka zgjedhur të përkrahë Anglinë që nga fëmijëria e tij.
“Prej vitit 2000 me Anglinë jam, prej kur ma kanë blerë si dhuratë një fanelë të kësaj kombëtareje, e pastaj kam filluar ta dashurojë këtë kombëtare”, tha ai.
Tutje, ai shtoi duke thënë se nganjëherë nuk mund t’i shikojë ndeshjet shkaku i ndeshjeve të dobëta që i ka zhvilluar.
