Rashica, titullar kundër Bayern Munichut - Gazeta Express
string(39) "rashica-titullar-kunder-bayern-munichut"

Rashica, titullar kundër Bayern Munichut

Gazeta Express

14/12/2019 14:29

Werder Bremen dhe Milot Rashica shpresojnë të arrijnë rezultat të mirë sot në Allianz Arena në  ndeshjen kundër Bayern Munichut, me shpresën për t’u ngritur në tabelën e Bundesligës.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, do ta presë sot në orën 15:30 Werder Bremenin e Milot Rashicës në “Allianz Arena”, në kuadër të xhiros së 15-të të Bundesligës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bayerni aktualisht radhitet në pozitën e shtatë në tabelë me 24 pikë, ndërsa Bremeni është në pozitën e 14-të me 14 pikë të grumbulluara. Përkundër këtij dallimi, Bremeni shpreson se Rashica do t’i ndihmojë ata t’i shmangen humbjes kundër Bayernit.

Rashica ka luajtur në gjithsej dhjetë ndeshje të Bundesligës këtë sezon, duke munguar në katër shkaku i një lëndimi. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka kontribuar me gjashtë gola të shënuara dhe tre asiste.

Ai do të tentojë ta përmirësojë këtë statistikë edhe më shumë sot, kur të përballem me kampionin në fuqi të Gjermanisë.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave: