Rashford zgjodhi fituesin e Topit të Artë mes Lamine Yamalit dhe Ousmane Dembeles - Gazeta Express
string(81) "rashford-zgjodhi-fituesin-e-topit-te-arte-mes-lamine-yamalit-dhe-ousmane-dembeles"

Sport

Gazeta Express

25/07/2025 18:03

Rashford zgjodhi fituesin e Topit të Artë mes Lamine Yamalit dhe Ousmane Dembeles

Sport

Gazeta Express

25/07/2025 18:03

Marcus Rashford nuk ka humbur kohë për të fituar simpatinë e shokëve të tij të rinj te Barcelona, pas huazimit nga Manchester United.

Sulmuesi anglez u largua nga United ku ishte lënë jashtë planeve që nga fundi i vitit 2024.

Pas një huazimi te Aston Villa në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ai realizoi ëndrrën për t’u bashkuar me Barcelonën këtë javë.

Klubi katalanas do të mbulojë të gjitha pagat e Rashford gjatë huazimit njëvjeçar dhe ka opsionin për ta blerë për vetëm 26 milionë paund në fund të sezonit.

Gjatë prezantimit të tij në “Camp Nou”, Rashford foli me superlativa për Barcelonën dhe tani do të punojë nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick, me kampionët e La Ligës që tashmë kanë në përbërje yje si Lamine Yamal dhe Pedri.

Kjo mund të krijojë një sulm shumë emocionues për katalanasit, me Yamal që synon të përforcojë statusin e tij si talenti më premtues në botën e futbollit, ndonëse sapo ka mbushur 18 vjeç.

Ai tashmë numëron dy tituj të La Ligës, një kampionat evropian dhe një Kupë të Mbretit në palmaresin e tij.

Në 127 ndeshje me klubin dhe kombëtaren, Yamal ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 45 asistime. Forma e tij në sezonin 2024/25 e ka renditur mes pretendentëve për çmimin “Topi i Artë 2025”.

Ai konsiderohet si një nga dy pretendentët kryesorë për çmimin, pasi klubet si Real Madrid dhe Manchester City nuk patën sukses në Champions për t’i dhënë yjeve të tyre avantazh në garë.

Favoriti kryesor aktualisht është sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé, që ka ndihmuar ekipin të fitojë Champions League dhe të arrijë në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Ndërkohë, Yamal mbështetet në suksesin me Barcelonën në La Liga dhe me Spanjën në Euro 2024.

Në një intervistë muajin e kaluar në kanalin “XBuyers “në YouTube, Rashford foli për këtë garë për “Topin e Artë”, duke thënë se Yamal do ta fitonte lehtësisht nëse merrej parasysh vetëm talenti.

“Varet se si e shikon,” tha Rashford. “Vetëm nëse flasim për aftësi futbollistike, mendoj se ai [Yamal] duhet ta fitojë. Por pastaj, nëse sheh Dembélén në Champions League, sigurisht që ai mund ta fitojë. Varet nga këndvështrimi. Nuk do të zhgënjehesha nëse e fitonte njëri prej tyre”.

Rashford shtoi më tej lavdërimet për Yamal duke thënë se ai po luan në një nivel që asnjë adoleshent tjetër nuk e ka arritur ndonjëherë.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë, sepse ai nuk supozohet të bëjë gjëra të tilla në moshën 16 apo 17-vjeçare. Ai po luan në nivelin më të lartë që në moshën 16-vjeçare. Nuk mendoj se e kemi parë më parë një gjë të tillë”.

I pyetur nëse do të donte të luante krah Yamalit, ndoshta duke e ditur që një lëvizje drejt Barcelonës ishte e mundshme, Rashford tha:

“Po, sigurisht. Çdokush në botë dëshiron të luajë me më të mirët. Shpresoj që ta shohim këtë.”/GazetaExpress/