Sulmuesi anglez i ka thënë “PO” një transferimi në “Camp Nou” para vazhdimit eventual të kontratës me Manchester Unitedin
Marcus Rashford do të preferonte të luajë në Barcelonë, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi anglez do t’i thoshte “PO” një kalimit eventual në “Camp Nou” gjatë verës që vjen.
22 vjeçari më përpara do t’i bashkohej Barcelonës sesa ta vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.
Përfaqësuesi anglez e kishte mundësinë të transferohej në Barcelonë edhe në vitin 2018.
Rashford i ka realizuar 41 gola në 133 ndeshje me “Djajtë e Kuq” deri tash. /Gazeta Express/