Raportuesi i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës që veçse është ndjeshme - Gazeta Express
string(131) "raportuese-i-kosoves-ne-pe-nderhyrja-e-serbise-ne-zgjedhje-eshte-e-qarte-synojne-pershkallezimin-e-situates-qe-vecse-eshte-ndjeshme"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 20:21

Raportuesi i Kosovës në PE: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje është e qartë, synojnë përshkallëzimin e situatës që veçse është ndjeshme

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 20:21

Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka theksuar se ndërhyrje e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë janë ‘’bërë sërish të qarta’’. Ai ka potencuar edhe se, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, zyrtarë të qeverisë serbe kanë përkrahur një parti të caktuar të serbëve, dhe se, kanë prezantuar skemat e ndihmave sociale.

Terras, në reagimin e tij, ka dënuar ashpër manipulimin parazgjedhor dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Kosovës, nga ana e presidentit serb Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

‘‘Veprimet e Serbisë synojnë drejtpërdrejt përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë dhe janë qartazi armiqësore’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Ai ka potencuar po ashtu edhe se, ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë ishte një shqetësim i ngritur edhe më herët nga Shefja e Vëzhguesve të BE-së, Nathalie Loiseau, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.

Postimi:

Para zgjedhjeve lokale të së dielës në Kosovë, ndikimi dhe ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Serbisë në procesin zgjedhor janë bërë sërish të qarta.

Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë shpallur publikisht mbështetjen për një parti të caktuar të serbëve të Kosovës, kanë prezantuar zgjerimin e skemave të ndihmës sociale në Kosovë dhe kanë njoftuar për vende të reja pune afatshkurtra në institucionet që drejtohen nga Serbia në Kosovë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, dënon fuqishëm manipulimin parazgjedhor dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Kosovës nga Presidenti Vuçiq.

Veprimet e Serbisë synojnë drejtpërdrejt përshkallëzimin e situatës tashmë të ndjeshme në Kosovë dhe janë qartazi armiqësore.

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë ishte një shqetësim i ngritur edhe më herët nga Shefja e Vëzhguesve të BE-së, Nathalie Loiseau, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Terras, i bën thirrje Qeverisë së Serbisë që të ndalë ndërhyrjet në zgjedhjet në Kosovë dhe t’i lejojë qytetarët e Kosovës të zgjedhin në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre lokalë. /GazetaExpress