Mesfushori i Real Sociedadit, Martin Zubimendi vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi, edhe pse Arsenali beson se ka arritur ta sigurojë 26-vjeçarin.
Spanjoll ka një marrëveshje të arritur me Arsenalin, i cili do ta paguajë klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë euro në korrik.
Megjithatë raportimet vazhdojnë të thonë se Zubimendi është i hapur me një kalim te Real Madridi, aty ku idoli i tij Xabi Alonso është bërë trajner.
“Los Blancos” presin se Alonso do të luajë një rol kyç në ndjekjen e Zubimendit, në rast se vendosin të shkojnë pas tij.
“Cadena Cope” thotë se Zubimendi dhe agjenti i tij, Inaki Ibanez, që ka një marrëdhënie të mirë me Sociedadin, Arsenalin dhe Real, dhe po ashtu është agjent i Mikel Artetas dhe Xabi Alonsos, e ka bërë të qartë se Zubimendi do të largohet sipas kushteve të tij dhe te cili do klub që ai dëshiron.
Mediumi spanjoll po ashtu raporton se Real Sociedadi pret që ai të largohet gjatë kësaj vere, dhe pavarësisht marrëveshjes me Arsenalin, Zubimendi do të dëgjojë afrimin e Real Madridit.
Ndërkohë, Guillen Balague thotë se Zubimendi e di se Reali është i interesuar për të dhe është “shumë, shumë i qetë”.
Alonso ka një numër opsionesh në mesfushë, me Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Dani Ceballos dhe Fede Valverde që janë në konkurrencë për një vend startues.
Megjithatë, “Los Blancos” janë në kërkim të një mesfushori me një stil tjetër të lojës, me Zubimendin që ka qenë më së shumti i lidhur me një kalim në Madrid, së bashku me mesfushorin e Stuttgarit, Angelo Stiller./GazetaExpress/