Raportohet se viktima në Ferizaj u vra me katër plumba nga djali i axhës së tij - Gazeta Express
string(79) "raportohet-se-viktima-ne-ferizaj-u-vra-me-kater-plumba-nga-djali-i-axhes-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 23:45

Raportohet se viktima në Ferizaj u vra me katër plumba nga djali i axhës së tij

Lajme

Gazeta Express

15/09/2025 23:45

Një vrasje në fshatin Balaj ka tronditur Ferizajin të hënën mbrëma. Raportohet se i dyshuari për vrasje, është djali i axhës së viktimës.

Sipas Klan Kosova, palët kishin mosmarrëveshje të mëhershme.

Tutje, ky medium raporton se personi që u vra sonte në fshatin Balaj të Ferizajt është i moshës 38-vjeçare dhe është qëlluar me katër plumba në stomak.

Viktima ka lënë pas vetës katër fëmijë.

“38-vjeçari B.R nuk i mbijetoi plagëve që mori nga katër plumbat në stomak nga i dyshuari B.R, rreth 50-vjeçar që drejt tij kishte gjuajtur rreth pesë herë. I ndjeri ka lënë prapa katër fëmijë të tij në moshë të vogël dhe gjendja e familjarëve është e rëndë”, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, konfirmoi Kanun Veseli zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt.