Raportohet se punëtorët e Trafikut Urban paralajmërojnë grevë nga 13 shkurti - Gazeta Express
string(76) "raportohet-se-punetoret-e-trafikut-urban-paralajmerojne-greve-nga-13-shkurti"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 12:52

Raportohet se punëtorët e Trafikut Urban paralajmërojnë grevë nga 13 shkurti

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 12:52

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë paralajmëruar hyrjen në grevë nga data 13 shkurt 2026, nëse deri atëherë nuk marrin përgjigje institucionale lidhur me kërkesat e tyre.

Sipas një shkrese të publikuar nga “Telegrafi”, që raportohet se i është dorëzuar menaxhmentit të ndërmarrjes, punëtorët bëjnë të ditur se më 26 janar 2026 kanë dorëzuar paralajmërimin paraprak për grevë, por deri më 6 shkurt nuk kanë pranuar asnjë përgjigje nga organet kompetente.

Në dokument thuhet se vendimi për grevë bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Grevat, ndërsa theksohet se do të respektohet minimumi i procesit të punës, në mënyrë që të mos cenohen interesat publike dhe siguria e qytetarëve.

Punëtorët e “Trafikut Urban” kanë bërë të ditur se greva do të organizohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe se ky njoftim konsiderohet paralajmërim përfundimtar ligjor. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement