Raportohet se personi që vdiq në aksidentin në Gjakovë është kandidati për kryetar të komunës, Nikollë Perkaj - Gazeta Express
string(108) "raportohet-se-personi-qe-vdiq-ne-aksidentin-ne-gjakove-eshte-kandidati-per-kryetar-te-komunes-nikolle-perkaj"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 13:17

Raportohet se personi që vdiq në aksidentin në Gjakovë është kandidati për kryetar të komunës, Nikollë Perkaj

Lajme

Gazeta Express

21/09/2025 13:17

Një person ka vdekur pasi një aksidenti në Gjakovë.

Kallxo.com raporton se viktima është kandidati i Ballit Kombëtar Shqiptar për kryetar të komunës së Gjakovës, Nikollë Perkaj.

Në raportin 24 orësh thuhet se shoferi e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe ka përfunduar në hapësirën e një restoranti.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Rr. Vesli Klark, Gjakovë 20.09.2025-23:16. Viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij me targa vendore dyshohet se në një moment e humb kontrollin mbi drejtimin e automjetet dhe përfundon jashtë rruge duke u duke goditur një rrethojë metalike dhe përfundon në hapësirën e një restoranti. Në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”