Raportohet se numri i viktimave nga sulmet izraelite në Gaza ka shkuar në 61,020 - Gazeta Express
string(79) "raportohet-se-numri-i-viktimave-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza-ka-shkuar-ne-61020"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 14:02

Raportohet se numri i viktimave nga sulmet izraelite në Gaza ka shkuar në 61,020

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 14:02

Në një deklaratë më të fundit të ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, është bërë e ditur se të paktën 61,020 palestinezë janë vrarë dhe 150,671 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023.

Sipas ministrisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë të paktën 87 palestinezë, përfshirë 52 persona që kërkonin ndihma, ndërsa 644 të tjerë janë plagosur.

Ndërsa, përmes një postimi në Telegram, ministria ka shkruar se: “Një numër viktimash ndodhen ende nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë deri tek ta deri tani.”

Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, spitalet në Rripin e Gazës kanë regjistruar edhe 8 vdekje të reja për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, përfshirë edhe një fëmijë. Kjo e çon në 188 numrin total të palestinezëve që kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja, përfshirë 94 fëmijë.