Raportohet se një shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe nën dyshimet për pjesëmarrje në luftë - Gazeta Express
string(109) "raportohet-se-nje-shtetas-i-kosoves-eshte-ndaluar-nga-autoritetet-serbe-nen-dyshimet-per-pjesemarrje-ne-lufte"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 7:28

Raportohet se një shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe nën dyshimet për pjesëmarrje në luftë

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 7:28

Serbia po vazhdon me valën e arrestimeve të qytetarëve kosovarë në pikat kufitare, duke i justifikuar ato me pretendime për përfshirje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

IndeksOnline mëson se edhe një kosovar është arrestuar, derisa po kalon në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.

I arrestuari raportohet se është Behar Preniqi.

Sipas të njëjtave burime, Preniqi ishte duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë në momentin kur është ndaluar nga autoritetet serbe.

Arrestimi i tij dyshohet se është bërë nën pretekstin e “krimeve të luftës”, me pretendimin se ka qenë pjesë e UÇK-së – megjithëse në kohën e luftës ai ishte vetëm 16 vjeç.