Një burrë 74-vjeçar ka ndërruar jetë sot në qytetin e Ferizajt,. Sipas policisë, viktima dyshohet se ka humbur ndjenjat në rrugë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes
“Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se ka humbur ndjenjat. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes”, deklaroi Veseli.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Hamëz Jashari” dhe “Faik Goga”, në afërsi të qendrës së qytetit. /Insajderi