Raportohet se në kuvendin britanik po përdoret kokaina, reagon kryetari - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 10:08

Raportohet se në kuvendin britanik po përdoret kokaina, reagon kryetari

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 10:08

Autoritetet parlamentare britanike do ta thërrasin policinë, pasi një gazetë raportoi se në disa hapësira të Kuvendit janë gjetur gjurmë të kokainës.

Kryetari i Dhomës së Ulët, Lindsay Hoyle, tha se do ta kontaktojë policinë, pasi gazeta “Sunday Times” raportoi se droga të paligjshme janë duke u përdorur brenda ndërtesave të Kuvendit.

Lexo Edhe:

Gazeta tha se testimet me peceta për zbulimin e drogës gjetën gjurmë të kokainës në 11 vende që janë të qasshme vetëm nga ligjvënësit e akredituar, stafi dhe gazetarët, përfshirë një banjë afër zyrës parlamentare të Kryeministrit Boris Johnson.

“Raportimet e keqpërdorimit të drogës në Kuvend, të dhëna në Sunday Times, janë thellësisht shqetësuese dhe do t’i ngre ato si prioritet me Policinë Metropolitane këtë javë. Pres që të shoh zbatim të plotë dhe efektiv të ligjit”, tha Hoyle.

Zëdhënësi i Kryeministrit Johnson, Max Blain, tha të hënën se raportimet janë shqetësuese, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Express.

Pretendimet dolën në pah në kohën kur qeveria njoftoi për një strategji të re për luftimin e abuzimit të drogës dhe për krimet e lidhura me drogën. Planet e publikuara të hënën bëjnë thirrje për më shumë burime për rehabilitimin e të varurve nga droga bashkë me shtypjen e shpërndarësve dhe trafikuesve të drogës nga policia.