Raportohet se Liverpooli nuk do të ofertojë më për Isakun, pas refuzimit të ofertës së parë nga Neëcastle - Gazeta Express
string(104) "raportohet-se-liverpooli-nuk-do-te-ofertoje-me-per-isakun-pas-refuzimit-te-ofertes-se-pare-nga-neecastle"

Sport

Gazeta Express

01/08/2025 18:02

Raportohet se Liverpooli nuk do të ofertojë më për Isakun, pas refuzimit të ofertës së parë nga Neëcastle

Sport

Gazeta Express

01/08/2025 18:02

Alexander Isak mund të qëndrojë te Newcastle United këtë merkato pas vendimit surprizues të Liverpool për ndjekjen e sulmuesit.

Isak ka shtyrë për një largim nga Newcastle këtë verë, pasi kërkoi të mos përfshihej në turin parasezonal të klubit në Azi.

Sipas David Ornstein të “The Athletic”, Liverpoolit i është refuzuar një ofertë të premten për 25-vjeçarin, i cili është duke u stërvitur i vetëm te ish-klubi, Real Sociedad.

Oferta e Liverpoolit raportohet të ketë qenë 110 milionë paund, shumë më e ulët se vlerësimi i Newcastle, dhe tani Isak mund të detyrohet të qëndrojë në “St James’ Park” nëse raportimet e reja rezultojnë të sakta.

Sipas Ben Jacobs, oferta hapëse e Liverpool mund të jetë edhe e fundit, për shkak të hezitimit të “Magpies” për të shitur suedezin.

Ai shkroi në “X”: “Liverpool nuk ka plane për momentin të bëjë një ofertë tjetër për Alexander Isak këtë merkato.

“Natyra e refuzimit të NUFC do të thotë që Liverpool NUK do të bëjë një ofertë të dytë. Konsiderohet e kotë përveç nëse Neëcastle ndryshon qëndrim dhe kontakton Liverpoolin.

“Oferta e refuzuar ishte 110 milionë £. Kushtet personale me Isak nuk janë problem,” shtoi ai.

Megjithëse mijëra kilometra larg, gjithë bisedat në turin parasezonal të Newcastle janë rreth sulmuesit, dhe anësori Anthony Gordon foli për situatën në një intervistë të re nga Seuli.

“E kuptoj çfarë po kalon Alex,” i tha ai “The Mail”.

“Për mua, ajo që mund të them, është se ka qenë një kënaqësi e madhe të jem jashtë spekulimeve për transferim këtë verë! Është hera e parë pas rreth tre vitesh! Ka qenë kaq e lehtë, kaq freskuese mendërisht.

“Prandaj e kuptoj çfarë po kalon Alex. Më vjen keq për të. Ai po kalon shumë. Edhe klubi po kalon shumë. Shpresoj që në fund të gjithë ta marrin atë që duan,” shtoi ai./GazetaExpress/