Raportohet se Kabineti i Kurtit ka trefishuar shpenzimet: 27.3 milionë euro në 9 muaj - Gazeta Express
string(84) "raportohet-se-kabineti-i-kurtit-ka-trefishuar-shpenzimet-27-3-milione-euro-ne-9-muaj"

Lajme

Gazeta Express

15/11/2025 21:38

Raportohet se Kabineti i Kurtit ka trefishuar shpenzimet: 27.3 milionë euro në 9 muaj

Lajme

Gazeta Express

15/11/2025 21:38

Në detyrë kanë mbetur që nga fillimi i vitit. Por shpenzimet kanë qenë mbi trefish më të larta se kur kishin mandatin e plotë si qeveri, raporton Klan Kosova.

Gjatë vitit 2024, kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij shpenzuan 8.8 milionë euro.

Pavarësisht kësaj, në 9 muajt e 2025-ës, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, bashkë me kabinetin e tij ia harxhuan buxhetit të Kosovës rreth 27.3 milionë euro.

Sipas një raporti të Ministrisë së Financave, gjatë kësaj periudhe, taksapaguesve u kushtuan 3.8 milionë euro shpenzime telefonike, 8.6 milionë për udhëtime zyrtare dhe 15 milionë për derivate.

Për një ish-bashkëpartiak, Lëvizja Vetëvendosje një kohë kritikonte partitë e tjera për harxhime të tepërta.

Ndërkaq, një auditor i brendshëm kërkon auditim serioz për shpenzimet e larta publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement