Raportohet se janë suspenduar 4 policë të Njësisë Speciale me arsyetimin se bënë shaka me Dimal Bashën - Gazeta Express
string(102) "raportohet-se-jane-suspenduar-4-police-te-njesise-speciale-me-arsyetimin-se-bene-shaka-me-dimal-bashen"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 19:22

Raportohet se janë suspenduar 4 policë të Njësisë Speciale me arsyetimin se bënë shaka me Dimal Bashën

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 19:22

Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Indeksonline raporton se Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.

Sami Hoti ka konfirmuar se tashmë ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Mirëpo kjo është mohuar kategorikisht nga ana e policit, Sami Hotit.

”Askush nuk është tallur me askënd dhe këto do të vërtetohen më vonë” është shprehur Hoti për Indeksonline.

Gazeta Express ka tentuar te kontaktojë edhe me Policinë e Kosovbës, por të njëjtit nuk kanë dhënë ende përgjigje.