Raportohet se Izraeli ka sulmuar Pallatin Presidencial në Damask të Sirisë - Gazeta Express
string(74) "raportohet-se-izraeli-ka-sulmuar-pallatin-presidencial-ne-damask-te-sirise"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 15:01

Raportohet se Izraeli ka sulmuar Pallatin Presidencial në Damask të Sirisë

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 15:01

Mediat izraelite kanë raportuar për një sulm të ri ajror izraelit ndaj Pallatit Presidencial në Damask,pas ndërhyrjes në qytetin Sweida, në mes të përplasjes së druzëve me fiset beduine.

Sipas The Times of Israel, nuk ka pasur ende ndonjë konfirmim nga ushtria siriane lidhur me raportimet për një sulm të tillë, megjithatë në lidhje me këtë sulme ka raportuar edhe kanali izraelit Channel 12, duke thënë se forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore në Damask, duke goditur ndërtesa kyçe të qeverisë, përfshirë Pallatin Presidencial, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Siriane dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Kujtojmë se Izraeli nisi sulmet të martën ndaj forcave qeveritare siriane në rajonin me shumicë druze të Sweidës, duke thënë se po vepron në mbrojtje të pakicës, pasi Damasku kishte dërguar trupa atje për të vënë kontroll pas përplasjeve të përgjakshme mes luftëtarëve druzë dhe fiseve beduine.

Izraeli ka ndërhyrë në luftime duke sulmuar forcat ushtarake të sirisë dhe duke kërkuar që të tërhiqen nga zona e banuar me druzë. E kjo situatë që është duke vazhduar dhe ka lënë mbi 200 viktima, ka ngritur shqetësime për mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm në vend.