Raportohet se ish-ministri i arrestuar është Fadil Ismajli - emrat e zyrtarëve tjerë - Gazeta Express
string(82) "raportohet-se-ish-ministri-i-arrestuar-eshte-fadil-ismajli-emrat-e-zyrtareve-tjere"

Lajme

Gazeta Express

18/12/2025 23:05

Raportohet se ish-ministri i arrestuar është Fadil Ismajli – emrat e zyrtarëve tjerë

Lajme

Gazeta Express

18/12/2025 23:05

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka realizuar një aksion arrestimesh lidhur me dyshimet për keqpërdorime serioze në proceset e shpronësimit.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, në kuadër të këtij rasti janë arrestuar: Jovica Mitrovic,Fadil Ismajli, Shaban Terbunja, Goran Lazic, Bedri Dibrani, dhe N.K.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti lidhet me dyshime për veprime të organizuara dhe përfitime të kundërligjshme gjatë procedurave të shpronësimit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, shkruan Sinjali.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pritet që ndaj tyre të zhvillohen veprime të tjera hetimore, përfshirë intervistimin dhe caktimin e masave procedurale.

Hetimet janë në vazhdim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement