string(106) "raportohet-se-ish-kreret-e-uckse-ne-hage-kane-refuzuar-viziten-e-avokatit-te-popullit-te-gjykates-speciale"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 19:27

Raportohet se ish- krerët e UÇK’së në Hagë kanë refuzuar vizitën e Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 19:27

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – kanë refuzuar takimin me Avokatin e Popullit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Katërshja udhëheqëse e UÇK-së, në lidhje me refuzimi e vizitës nga ky institucion brenda gjykatës, i ka renditur një për një shkeljet që, sipas tyre, DHSK-ja ka kryer ndaj tyre dhe për të cilat Ombudspersoni ka heshtur, raporton Nacionale.

Krerët e UÇK-së janë ankuar për “trajtime çnjerëzore” nga Njësisa Paraburgimit, si dhe për një sërë shkeljesh të tjera të rëbda që, sipas tyre, janë injoruar nga Avokati i Popullit, ndonëse ai është mandatuar pikërisht për të adresuar raste të tilla.

Madje, i kanë bërë të ditur se me këtë qasje të heshtur, ai ka cenuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Përveç të tjerash, sipas burimeve të Nacionales, krerët e UÇK-së kanë bërë të ditur se shkeljet në fjalë i kanë adresuar edhe Avokatit të Popullit në Kosovë.

Në rrethana të tilla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë shprehur se nuk gjejnë asnjë arsye për të pranuar një vizitë nga Ombudspersoni i Gjykatës Speciale.

Sipas tyre, Avokati i Popullit pranë Dhomave të Specializuara ka qenë i pasinqertë kur në prill të këtij viti, gjatë një interviste për T7, minimizoi ankesat e të paraburgosurve, duke i reduktuar ato në “ankesa për ushqim dhe rregullat e burgut”.

Një deklaratë e tillë, siç i kanë thënë burimet Nacionales, nuk paraqet në asnjë mënyrë gjendjen e vërtetë të krerëve të UÇK-së në paraburgim.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka kritikuar ashpër trajtimin që u është bërë të akuzuarve nga ana e Gjykatës, Prokurorisë dhe Qendrës së Paraburgimit.

Madje, gjatë një takimi me kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ai ka theksuar se Ombudspersoni i Speciales nuk mund të konsiderohet i pavarur për sa kohë që është njeri nga anëtarët e Dhomave të Specializuara.

aaaaa