Një burim diplomatik ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim, Franca do të hedhë ndihma nga ajri për Gazën, raporton The Times of Israel.
Ndërsa ekspertë të mbështetur nga OKB po paralajmërojnë vazhdimisht për katastrofë urie, burimi ka thënë se Franca ka për qëllim “të përmbushë nevojat thelbësore të popullësisë në Gaza”.
“Franca do të realizojë hedhje nga ajri në ditët në vijim për të përmbushur nevojat më thelbësore dhe urgjente të popullsisë civile në Gazë,” ka thënë burimi, duke kërkuar gjithashtu “hapjen e menjëhershme nga Izraeli të pikave tokësore të kalimit.”
Kjo deklaratë vjen në ditën e tretë të politikës së re të ndihmës së Izraelit, që përfshin “pauza humanitare” në luftime, rifillimin e hedhjeve ajrore nga vendet arabe dhe, për herë të parë, hedhje nga ajri edhe nga vetë Izraeli.
Raportohet se edhe Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë njoftuar gjithashtu plane për të hedhur ndihma nga ajri në Gazë.
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...