string(79) "raportohet-se-eskorta-e-kurtit-eshte-goditur-me-veze-gjate-vizites-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:40

Raportohet se eskorta e Kurtit është goditur me vezë gjatë vizitës në Skënderaj

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:40

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, sot shkoi në Skënderaj për përurimin e një çerdheje të re. Atje ai ishte bashkë me vartësen e tij, Arbërie Nagavci.

Gazeta Sinjali, duke cituar burime brenda institucioneve lokale, ka raportuar se gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.

Sinjali tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të çerdhes, ndërsa zyrtarët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura.