Raportohet se është arrestuar në Pejë i dyshuari për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt dhe familjes së tij - Gazeta Express
string(107) "raportohet1-se-eshte-arrestuar-ne-peje-i-dyshuari-per-kercenimin-ndaj-ramush-haradinajt-dhe-familjes-se-tij"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 23:58

Raportohet se është arrestuar në Pejë i dyshuari për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt dhe familjes së tij

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 23:58

Një rast i rëndë kërcënimi ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, raportohet se ka përfunduar me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës në Pejë.

Ngjarja ka nisur pasi i dyshuari kishte bërë një transmetim “live” në rrjetin social Facebook, ku kishte kërcënuar dhe fyer rëndë Haradinajn dhe familjen e tij, duke përdorur gjuhë të papranueshme dhe nxitëse.

Burime të Sinjalit nga strukturat e afërta me hetimin konfirmojnë se i dyshuari është Korab Bajgora, i cili është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitet policore në Pejë, disa orë pas publikimit të videos.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Kanosje”.

Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.

I arrestuar përmes një video në Facebook, ka sharë e fyer Haradinajn në mënyra të ndryshme duke e përmendur edhe gruan e kreut të AAK’së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement