Raportohet se e gjithë skuadra e Liverpoolit do të marrë pjesë nesër në funeralin e Diogo Jotas dhe vëllait të tij - Gazeta Express
string(114) "raportohet-se-e-gjithe-skuadra-e-liverpoolit-do-te-marre-pjese-neser-ne-funeralin-e-diogo-jotas-dhe-vellait-te-tij"

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 17:23

Raportohet se e gjithë skuadra e Liverpoolit do të marrë pjesë nesër në funeralin e Diogo Jotas dhe vëllait të tij

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 17:23

Mediat portugeze raportojnë se skuadra e Liverpoolit do të marrë pjesë nesër në funeralin e përbashkët të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Andre Silva.

Sipas televizionit SIC, bashkëlojtarët e pikëlluar të Diogo Jotës do të udhëtojnë drejt Portugalisë për të qenë të pranishëm në meshën mortore që do të mbahet në orën 10:00 të mëngjesit, në një kishë në qytetin e lindjes së futbollistit, Gondomar.

Kampionët e Premier League ende nuk kanë dhënë një koment zyrtar lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Jota Silva, anësor i Nottingham Forest dhe i përfaqësueses portugeze, është parë sot në ceremoninë mortore në një kapelë pranë vendit ku do të mbahet ceremonia kryesore.

Sipas burimeve të sigurta, edhe ndërkombëtarët portugezë Diogo Dalot dhe Bruno Fernandes, të cilët luajnë për Manchester United, pritet të marrin pjesë më vonë gjatë ditës për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Nuk është ende e qartë nëse Cristiano Ronaldo do të udhëtojë drejt Portugalisë për të marrë pjesë në funeral./GazetaExpress/