Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Blero Muharremi, po përjeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së tij personale, pasi pritet të bëhet baba për herë të dytë.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të emisionit Prive by Liberta Spahiu, të cilat kanë zbuluar se ai dhe bashkëshortja e tij, Eronita Karavidaj, janë në pritje të një fëmije.
Sipas të njëjtave burime, çifti pritet të bëhen prindër të një djali, duke shtuar kështu një kapitull të ri në jetën familjare të artistit. Kjo vjen vetëm pak muaj pasi Blero kurorëzoi dashurinë me Eronitën, duke nisur një etapë të re pas dy martesave të mëparshme me Afrona Dika dhe aktoren Teuta Krasniqi.
Martesa e tretë duket se po i sjell fat këngëtarit, i cili tashmë është baba i një vajze 15-vjeçare, Tarës, nga lidhja e tij e parë me Teutën. Lajmi për zgjerimin e familjes ka ngjallur interes të madh te fansat, të cilët prej kohësh ndjekin jetën personale dhe karrierën e tij artistike.
Megjithëse vetë artisti ende nuk ka bërë një reagim publik lidhur me shtatzëninë, burimet pranë çiftit bëjnë të ditur se ata janë shumë të lumtur dhe po e presin me emocion ardhjen në jetë të djalit, i cili pritet ta bëjë familjen e tyre edhe më të plotë. /Telegrafi/