Raportohet se BE-ja po shqyrton 10 masa sanksionuese ndaj Izraelit për shkelje në Gaza - Gazeta Express
string(86) "raportohet-se-be-ja-po-shqyrton-10-masa-sanksionuese-ndaj-izraelit-per-shkelje-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 11:00

Raportohet se BE-ja po shqyrton 10 masa sanksionuese ndaj Izraelit për shkelje në Gaza

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 11:00

Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian ka hartuar një listë me dhjetë opsione për të sanksionuar Izraelin, pasi ka gjetur “indikacione” se ky shtet ka shkelur detyrimet e tij për të drejtat e njeriut lidhur me veprimet në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Sipas The Guardian, një dokument pesëfaqësh, i cili do të diskutohet javën e ardhshme nga ministrat e jashtëm të BE-së, përfshin opsione si: pezullimi i marrëveshjes së asociimit BE-Izrael, pezullimi i udhëtimit pa viza për qytetarët izraelitë, ngrirja e përfitimeve tregtare preferenciale apo përjashtimi i Izraelit nga programet kërkimore dhe të shkëmbimeve studentore në Evropë.

Dokumenti, i raportuar fillimisht nga Reuters, bëhet e ditur se nuk përmban rekomandime konkrete. Ndërsa, thuhet se nuk dihet ende nëse ndonjë prej propozimeve do të marrë mbështetje.

Kujtojmë se, deri më tani, vetëm Spanja ka kërkuar pezullimin e marrëveshjes së asociimit BE-Izrael, por kjo kërkon unanimitet nga të gjitha shtetet anëtare. Dokumenti ka dalë në dritë, pasi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, njoftoi një marrëveshje potencialisht të rëndësishme me Izraelin për të rritur ndihmën humanitare në Gaza.

Raportohet se reagimi i BE-së tutje me Izraelin, do të varet nga mënyra se si Izraeli do ta zbatojë marrëveshjen për rritjen e ndihmës.

“Llogarisim tek Izraeli që të zbatojë çdo masë të rënë dakord,” ka thënë Kallas.