Raportohet se Arbër Havolli, i dyshuari për vrasjen e Bashkim Spahiut ka publikuar video në TikTok nga arratia - Gazeta Express
string(109) "raportohet-se-arber-havolli-i-dyshuari-per-vrasjen-e-bashkim-spahiut-ka-publikuar-video-ne-tiktok-nga-arratia"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 23:11

Raportohet se Arbër Havolli, i dyshuari për vrasjen e Bashkim Spahiut ka publikuar video në TikTok nga arratia

Lajme

Gazeta Express

04/10/2025 23:11

Më 6 shtator të këtij viti, 44-vjeçari, Bashkim Spahiu nga Gllamniku i Podujevës u vra nga i dyshuari Arbër Havolli, 32-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Viktima u qëlluar me armë zjarri të paktën 10 herë.

I dyshuari, Arbër Havolli, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 9 shtator. Organet e rendit kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione që mund të çojnë në kapjen e tij.

“Njesiti i hetimeve të përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’, e ndodhur më 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e Epërme – Podujevë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, pavarësisht kërkesës publike të Policisë, Havolli vazhdon të jetë në arrati. Madje, raportohet se ai është aktiv në rrjetet sociale – konkretisht në profilin e tij në TikTok.

Vetëm para 22 orësh, ai publikoi një video të re në këtë platformë, së bashku me disa fotografi.

@arbrhawolli #albania🇦🇱 #italy🇮🇹 #zvicerland🇨🇭 #spanje🇪🇸 #portugal🇵🇹 ♬ Originalton – 𝓜𝓐𝓜𝓐-𝓛𝓲𝓝𝓐*⁰⁵*🦅