Raportohet për zhvillime pozitive, Sterling drejt Chelseat - Gazeta Express
string(57) "raportohet-per-zhvillime-pozitive-sterling-drejt-chelseat"

Raportohet për zhvillime pozitive, Sterling drejt Chelseat

Sport

Gazeta Express

27/06/2022 23:02

Raheem Sterling duket se po shkon drejt transferimit te Chelsea.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur këtë të hënë se ka sinjale pozitive rreth kësaj lëvizjeje, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chelsea ka një ofertë të re gati dhe pritet që së shpejti t’ia dërgojë Manchester Cityt.

“Qytetarët” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e Sterlingut, pasi ai nuk është më në planet e Pep Guardiolas.

Edhe reprezentuesi i Anglisë thuhet se është i etur për të kaluar në “Stamford Bridge”. Kushtet personale gjithashtu janë diskutuar tashmë.

Sterling me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Situata me kontratën e tij e ka shtyrë edhe klubin të lejojë largimin e 27-vjeçarit këtë vit, për të mos e humbur falas në vitin tjetër. /Gazeta Express/