Raportohet për qindra të vrarë pas sulmit rus ndaj Ukrainës - Gazeta Express
string(59) "raportohet-per-qindra-te-vrare-pas-sulmit-rus-ndaj-ukraines"

Raportohet për qindra të vrarë pas sulmit rus ndaj Ukrainës

Lajme

Gazeta Express

24/02/2022 7:27

Raportimet e para nga terreni thonë se janë vrarë qindra persona nga sulmi rus ndaj Ukrainës.

Sulmi, që si cak kishte fillimisht bazat ushtarake, ka lënë pasoja të mëdha në orët e para, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë për Wall Street Journal se sipas raportimeve të para bëhet fjalë për “qindra të vrarë”.

Ngjashëm më herët kishte raportuar edhe CNN, ndërsa pritet të konfirmohet numri i saktë i të vdekurve pas sulmit. /Gazeta Express