Raportohet për një tragjedi në Pejë, vetaksidenti ia merr jetën një të mituri - Gazeta Express
string(76) "raportohet-per-nje-tragjedi-ne-peje-vetaksidenti-ia-merr-jeten-nje-te-mituri"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 7:54

Raportohet për një tragjedi në Pejë, vetaksidenti ia merr jetën një të mituri

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 7:54

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku për pasojë u nda nga jeta një i mitur.

Vetaksidenti ndodhi në fshatin Treboviq të Pejës, teksa në veturë ishin tre të mitur.

Burime të IndeksOnline pohojnë se lëndimeve të rënda trupore nuk iu bëri ballë pasagjeri 15-vjeçar M.N, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, i mituri që po drejtonte automjetin dhe një tjetër pasagjer, po ashtu i mitur, janë duke vijuar tretmanin mjekësor në QKUK. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ne u njoftuam rreth orës 00:02 për vetaksidentin që ndodhi në fshatin Treboviq. Vetura k dalur në rrugë dhe është përplasur me një shtyllë betoni. Tre persona pësuan lëndime trupore, ku njëri prej tyre nuk iu bëri ballë. Dy të tjerët u dërguan në Emergjencën e spitalit të Pejës për trajtim fillestar, e më pas u bartën për në QKUK. Njësitet relevante të policisë po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit”, deklaroi Gashi.