Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se në 24 orët e fundit, 104 persona janë vrarë dhe 399 të tjerë janë plagosur.
Sipas të njëjtës ministri, numri total i viktimave që prej fillimit të ofensivës ushtarake izraelite më 7 tetor 2023 – si përgjigje ndaj sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit – ka arritur në 60,138 të vrarë.
Ministria ka shtuar se shumë prej të vrarëve dhe të plagosurve ndodhen ende nën rrënoja apo nëpër rrugë, pasi ekipet e ambulancave dhe të mbrojtjes civile nuk kanë mundur t’u afrohen deri më tani.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës, ministrat e Jashtëm të Francës dhe 14 vendeve të tjera pjesëmarrëse në një konferencë të posaçme të OKB-së kanë lëshuar një “Thirrje nga Nju Jorku” duke u bërë thirrje vendeve të botës që të njohin shtetin e Palestinës, ka deklaruar të mërkurën ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...