Donald Trump ka telefonuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe i ka kërkuar të mos e sulmojë Iranin, ka raportuar një gazetar i Axios në një postim në platformën X, sipas The Times of Israel.
Sipas këtij raportimi, Netanyahu i ka thënë Trumpit se nuk mund ta anulonte sulmin dhe se ai ishte i nevojshëm për shkak se Irani kishte shkelur armëpushimin.
Megjithatë, sipas The Times of Israel, pas telefonatës me Trumpin, Izraeli ka goditur një radar iranian në veri të Teheranit. Ndërkohë, zyrtarët izraelit kanë thënë se sulmi ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të dy raketave balistike nga Irani drejt Izraelit, pas fillimit të një armëpushimi mëngjesin e sotëm.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...