Raportohet për bastisje në objektin e disa agjencive të shtetit - Gazeta Express
string(63) "raportohet-per-bastisje-ne-objektin-e-disa-agjencive-te-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 9:49

Raportohet për bastisje në objektin e disa agjencive të shtetit

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 9:49

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës objektin në të cilin ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në oborrin e këtij objekti janë parë forcat e Njësisë Speciale, ndërsa për momentin nuk dihet se në cilën nga agjencitë po zhvillohet bastisja.

Gazeta Express ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes për këtë rast.