Raportohet për 72 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit - Gazeta Express
string(79) "raportohet-per-72-palestineze-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-24-oret-e-fundit"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 17:55

Raportohet për 72 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 17:55

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar të martën se të paktën 72 palestinezë janë vrarë nga zjarri dhe sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportimit të AFP-së, ndër viktimat është edhe një foshnje gjashtë javëshe, një nga 15 personat që kanë ndërruar jetë nga uria gjatë së njëjtës periudhë.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë kanë deklaruar se të paktën 101 persona kanë humbur jetën nga uria që prej fillimit të konfliktit – përfshirë 80 fëmijë – shumica prej tyre gjatë javëve të fundit.

Kujtojmë se Izraeli kontrollon të gjitha ndihmat që hyjnë në territorin e shkatërruar nga lufta, ku shumica e popullsisë është zhvendosur disa herë dhe përballet me mungesa ekstreme të ushqimit dhe ndihmave bazë.

E pavarësisht dënimeve të shumta ndërkombëtare për vrasjet masive të civilëve dhe mungesën e ndihmës humanitare, nuk është marrë asnjë masë konkrete që të ndalojë luftën ose të përshpejtojë hyrjen e ndihmave.

Ushtria izraelite ka deklaruar se e sheh “si prioritet maksimal” transferimin e ndihmës humanitare në Gaza dhe se punon për të lehtësuar hyrjen e saj në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar. Ajo ka mohuar akuzat se po pengon ndihmën dhe ka akuzuar grupin militant palestinez Hamas për vjedhje ushqimi – një akuzë që Hamasi e mohon.