Raportohet edhe për një viktimë nga zjarret e mëdha në Shqipëri, shumë zona nën flakë - Gazeta Express
string(84) "raportohet-edhe-per-nje-viktime-nga-zjarret-e-medha-ne-shqiperi-shume-zona-nen-flake"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 7:55

Raportohet edhe për një viktimë nga zjarret e mëdha në Shqipëri, shumë zona nën flakë

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 7:55

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin.

Pas 80-vjeçarit i cili humbi jetën një ditë më parë, pasi ndez zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës, A2 CNN raporton se tjetër person dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga zjarri.

Ndërsa raportohet edhe për shumë të tjerë janë asfiksuar, sipas raportimit dhjetëra banesa janë të shkrumbuara plotësisht, ndërsa fshatrat të cilat u rrethuan nga flakët një ditë më parë; Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas, Harunas, janë djegur plotësisht.

Deri në mbrëmjen e djeshme në territorin e Shqipërisë  janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen nën monitorim. Situata më problematike vijon të jetë në jug të vendit, me rrezik të lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën