Raportohen 26 persona të lënduar nga aksidenti në Serbi - Gazeta Express
string(55) "raportohen-26-persona-te-lenduar-nga-aksidenti-ne-serbi"

Raportohen 26 persona të lënduar nga aksidenti në Serbi

Gazeta Express

07/12/2019 15:10

26 qytetarë të Maqedonisë të lënduar nga aksidenti në Serbi
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prokuplje- Bllacë në Serbi kur një autobus nga Maqedonia e Veriut i cili ka transportuar udhëtarë drejt Koapanikut është përmbysur.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë lënduar 26 persona, njëri nga të cilët më rëndë thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së veriut. 18 të lënduar janë ndaluar në spitalin e Bllacës (Serbi), ndërsa 8 të tjerët janë dërguar në sipatlin e Prokupljes, informon MPJ-maqedonase.

Sipas informative të para, mjekët thonë se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, por për momenin po kryhen hetime shtesë për të konfirmuar a kanë ose jo lëndime të brendshme.
“Vazhdimisht jemi në kontakt me kolegët e Serbisë, më me rëndësi është që nuk ka udhëtarë të vdekur’, thonë nga MPJ.

Lexo Edhe:

Jozyrtarisht mësohet se në autobus të gjithë udhëtarët kanë qenë gra nga Radovishi të cilat ishin nisur për ekskurzion në Kopanik.
Shkaqet për të cilat autobusi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur po hetohen.