Gazeta amerikane “Politico” ka raportuar sot se SHBA-ja do të bëjë reduktimeve të trupave ushtarake në disa shtete, përfshirë edhe Kosovën, shkruan Gazeta Express.
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Pentagoni, kanë thënë se nuk kanë ndonjë ndryshim të strukturës ushtarake për të cilin do të njoftojnë sot.
“Nuk kemi ndryshime në stacionimin e forcës sonë për të njoftuar sot”, ka thënë një zëdhënës i Pentagonit për Gazetën Express.
Siç ka raportuar sot “Politico” SHBA-ja nën presidentin Donald Trump po e shtyn NATO-n të shkurtojë shumë nga aktivitetet e saj të jashtme, duke përfshirë edhe përfundimin e një misioni kyç të aleancës në Irak.
Sipas kësaj gazete, SHBA-ja gjithashtu ka lobuar në muajt e fundit për të zvogëluar operacionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë./GazetaExpress/