Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti "vozitet" me veturë të blinduar 500 mijë euroshe: Aset i shtetit, çmimi nuk qëndron - Gazeta Express
string(123) "raportimet-per-veturen-e-blinduar-500-mije-euro-te-kryeministrit-manxhuka-nuk-qendron-veturat-publike-jane-asete-shteterore"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 20:44

Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet” me veturë të blinduar 500 mijë euroshe: Aset i shtetit, çmimi nuk qëndron

Lajme

Gazeta Express

07/04/2026 20:44

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka e ka quajtur të rreme deklaratën e deputetit të PDK-së Arten Behrami se vetura e blinduar e kryeministrit Kurti kushton 500 mijë euro.

Ai ka thënë se vlera është dukshëm më e ulet, duke shtuar se automjetet janë asete shtetërore.

“Sot pashë një lajmë për kinse veturë e re të Kryeministrit Kurti në vlerë prej 500 mijë eurosh. Përveçse lajm i rremë as çmimi nuk qëndron, madje është shumë larg. Kjo logjikë sipas së cilës asetet publike kthehen lehtësisht në private i përket një kohe të kaluar”.

“Për sqarim, çdo zyrtar publik, nga krerët e shtetit e tutje, ka në shërbim asetet zyrtare në funksion të kryerjes së detyrave zyrtare. Çdo aset i blerë nga buxheti i shtetit i takon shtetit.  Automjetet e përmendura janë asete shtetërore në funksion të Policisë së Kosovës. Nëse është ndryshe dhe këtë e dinë vetëm ata, le të na tregojnë”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement